Manchester Unitedi më në fund do të kalojë në duart e miliarderëve të Katarit pasi mediat angleze shpallën datën e blerjes së klubit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
Ata thanë atëherë se po kërkonin alternativa strategjike për drejtimin e ri të klubit dhe tashmë e kanë gjetur si duket.
Që nga ai moment, lufta më e madhe ishte mes britanikut më të pasur Jim Ratcliffe dhe miliarderit të Katarit, Sheikh Jassim.
Mediat angleze të mëngjesit të sotëm raportojnë se data e shitjes zyrtare të Manchester United është caktuar për mesin e tetorit.
Sheikh Jassim do të ndajë plot 6.05 miliardë euro për blerjen e United.
Kështu, familja Glazer do të ketë fitime të pabesueshme nga United, pasi biznesmenët amerikanë i paguan klubit më pak se një miliard euro në vitin 2005 dhe tani do ta shesin për më shumë se gjashtë miliardë. /Telegrafi/