Gjimshiti dhe Bajrami, kërkojnë mbështetjen nga tifozëria

October 15, 2023

Atmosfera në kombëtaren e Shqipërisë është e shkëlqyer. Triumfi 3-0 ndaj Çekisë dhuroi emocione të forta dhe të paharrueshme për të gjithë. Mbi të gjitha ka afruar më shumë se kurrë kuqezinjtë me kualifikimin në “Euro 2024”.

Objektiv që arrihet nëse sigurohet një pikë në dy takimet e fundit kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në shtëpi të programuara në datat 17 dhe 20 nëntor. Skuadra e drejtuar nga braziliani Silvinjo, rikthehet në fushë të martën e 17 tetorit përballë Bullgarisë në “Air Albania” (ora 18:00).

Kjo do të jetë miqësorja e parë për teknikun e Shqipërisë, i cili do të ketë mundësinë të provojë lojtarë të rinj përballë bullgarëve. Në lidhje me këtë ndeshje, kapiteni Berat Gjimshit dhe Nedim Bajrami kanë ftuar tifozët që të jenë të shumtë në stadium të martën.

“Duam sa më shumë tifozë të martën në stadium. Forca Shqipëri”, shprehet lojtari i Sasuolos, teksa mbrojtësi i Atalantës thekson: “Kërkojmë mbështetjen tuaj”.

Previous Story

Moti sot

Next Story

Fillon sezoni i ngrohjes në Shkup, çmimi për momentin mbetet i njejtë

Latest from Blog

Go toTop