Gjikondi: Berisha çon problemet e tij familjare në Kuvend. Ai thotë pas meje të bëhet qameti

Analistja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D’ bëri të ditur se në 2019 PD ka depozituar në Parlament një projekt-ligj që personat që janë ‘non- grata’ nga Amerika të largohen nga parlamenti. Sipas saj, kjo nisëm u bë për shkak të Tom Doshit që doli ‘non-grata’ në Amerike.

“Taulant Balla në 2022 depozitoi të njëjtin ligj, por për të nxjerr nga Parlamenti Berishën. Ky projekt- ligj është në sirtar dhe PS nuk po angazhohet për këtë ligj. Mazhoranca më duket sikur luan teatër këto ditë dhe nuk është në pozita që duhej të ishte.”, Gjikondi.

Sipas saj, opozita për të gjitha pretendimet e saj duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetues.

“Të gjitha këto, për mendimin tim, më duken sebepe, sepse Berisha dëshiron të infektoj problemet e tij familjare, sipas devizës së tij, që pas meje të bëhet qameti.”, tha Gjikondi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.