Gjermania vendos kontrolle në kufijtë tokësor me Poloninë, Zvicrën dhe Republikën Çeke

October 16, 2023

Gjermania ka marrë vendim për vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë e saj tokësorë me Poloninë, Zvicrën dhe Republikën Çeke, transmeton Anadolu.

Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, njoftoi Komisionin Evropian për kontrollet e përkohshme kufitare, që synojnë rritjen e luftës kundër kontrabandës së qenieve njerëzore dhe kufizimin e emigrimit të parregullt.

“Biznesi i kontrabandistëve po bëhet gjithnjë e më brutal dhe i pa ndërgjegjshëm”, tha Faeser.

Ajo theksoi se janë “thellësisht të tronditur” nga vdekja e tmerrshme e shtatë personave që u kontrabanduan përmes kufirit gjermano-austriak të premten mbrëma.

“Tani është e nevojshme të merret të gjitha masat e mundshme për të ndalur këtë biznes mizor me jetët e njerëzve. Në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për një kufizim efektiv të emigrimit të parregullt në mënyrë që të lehtësojmë barrën mbi komunat tona”, shtoi ajo.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policia Federale Gjermane në fillim të tetorit të këtij viti ka zbuluar rreth 98 mijë hyrje të pa autorizuara në Gjermani.

Policia po ashtu regjistroi mbi 1.550 operacione të kontrabandës me qenie njerëzore dhe rreth 1.700 kontrabandistë në të gjithë vendin.

Normalisht nuk ka kontrolle kufitare midis vendeve të zonës Shengen, përfshirë Gjermaninë dhe tre vendet e tjera të përfshira.

Kontrollet janë vendosur vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020.

Previous Story

Tortuara e një Palestinezi!?

Next Story

“2030-ta, datë e pafiksuar”/ Von der Lajen: Anëtarësimi me meritë

Latest from Blog

Go toTop