SPANJE – Georgi Mamardashvili është plotësisht i fokusuar te Valencia, sidomos tani. Pas kthimit nga grumbullimi me Gjeorgjinë, portieri i lindur në vitin 2000 tashmë mezi pret ndeshjen e së hënës së ardhshme kundër Las Palmas, ku skuadra e tij, e para e fundit në renditjen e La Liga, do të luajë ndeshjen e jetës.
Megjithatë, portieri me origjinë nga Tbilisi nuk do të duhet të shqetësohet shumë duke pasur parasysh se e ardhmja e tij tashmë është e vulosur larg Spanjës. Në fakt, në verë u zyrtarizua marrëveshja për kalimin e tij të përhershëm në Liverpool nga sezoni i ardhshëm (2025-26), kështu që Mamardashvili do të duhet të përgatitet për ndikimin në Premier League.
Por ndër të gjitha destinacionet e mundshme, pas interesimit që lindi për të gjatë Kampionatin Evropian, pyetja është legjitime: pse Liverpool? Në një intervistë për El Desmarque, lojtari zbuloi se tashmë po studion anglisht dhe se tashmë i ndjek ndeshjet e kampionatit anglez:
“Më tërhoqi projekti i Liverpool-it, kur përfaqësuesit e klubit më takuan për të nënshkruar me mua. Do të luftoj për pozicionin e portierit titullar, edhe nëse portieri aktual nuk largohet nga ekipi”, është paralajmërimi i dërguar brazilianit Alisson.
Deklarata e Reds për blerjen
“Liverpool ka arritur një marrëveshje për transferimin e Giorgi Mamardashvili, me kusht që të marrë një leje pune dhe leje ndërkombëtare. Portieri i Valencias do të jetë në Anfield për sezonin 2025-26. Reds kanë rënë dakord për një marrëveshje me 23-vjeçarin që do të qëndrojë në Spanjë deri në fund të sezonit aktual me Valencia-n”.
B.T (Dosja.al)