Gjendja e Berlusconit është kritike, nuk po mundet të ecë

Gjendja e ish-kryeministrit të Italisë Silvio Belusconi, është ende kritike.

Ai u shtrua në spital disa ditë më parë në spitalin “San Raffaele”, për shkak të probleme me frymëmarrjen dhe me zemrën.

Sipas diagnozës së mjekëve, Berlusconi vuan nga leukimia akute.

Trajtimi i 86-vjeçarit ende po vazhdon trajtimin në spital.

Ish-kreu i qeverisë italiane ka pasur disa seanca të kimioterapisë.

Siç raportojnë mediat italiane, pas disa ditësh ai ka mundur të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

Por, sipas Alberto Zangrillos, mjeku i cili monitoron gjendjen shëndetësore të Silvio Berluscionit, ka shpresë se mund të përparohet në përmirësimin e gjendjes/ Klankosova

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.