Gjendet i vdekur Astrit Ismaili nga Gostivari, konfirmon Policia!

April 27, 2023

Astrit Ismaili nga Gostivari, i cili më 10 prill u raportua si i zhdukur, është gjetur i vdekur në lumin Vardar në Shkup, ka bërë të ditur Policia.

Në raportin policor konfirmohet identiteti i tashmë të ndjerit, Astrit Ismaili dhe për të njëjtin thuhet se është denoncuar si i zhdukur.

Nuk bëhen të ditura shkaqe e vdekjes, pasi ende bëhet obduksion ndaj trupit të tij.

“Sot, rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në ujërat e Lumit Vardar në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për A.I.(25) nga Gostivari, i cili më datë 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Kujtojmë se familjarët e raportuar të zhdukur Astritin, pasi i njëjti kishte humbur çdo gjurmë dhe në banesën e tij ditën e zhdukjes, ishin gjetur mbetje nga të vjellurat.

Previous Story

Ajdari i ashpër me Dimitrievskin: Ende po ëndërron Jugosllavinë!

Next Story

E gjithë VMRO-DPMNE në këmbë kundër Artan Grubit, kundërshtojnë projektin Korridori 8

Latest from Blog

Go toTop