Gjenden armë, granata dore dhe një tromblon në një fshat të banuar me serbë në Vushtrri

October 16, 2023

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe Prelluzha është fshat i banuar nga serbët.

Previous Story

Hapet tenderi për fazën e IV të rrugës Elbasan-Qafë Thanë, fondi limit 23.4 milionë euro

Next Story

Ministri Shaqiri për vizitë zyrtare në SHBA

Latest from Blog

Go toTop