Gigi Hadid kërkon falje pas deklaratave të saj për Izraelin

Me një postim të ri në profilin e saj personal në Instagram, Gigi Hadid kërkoi falje, pas deklaratave të saj se Izraeli është “i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte”.

Modelja 28-vjeçare, e cila është gjysmë palestineze, u përball me një stuhi kritikash pas pretendimeve.

Disa orë më vonë, ajo kërkoi falje për “gabimin” e saj, të cilin e theksoi se ishte i pamatur. Në veçanti, Gigi Hadid tha se “është e rëndësishme për mua të ndaj histori të vërteta rreth vështirësive që palestinezët kanë duruar dhe vazhdojnë të durojnë, por këtë fundjavë ndava diçka që nuk e kontrollova apo mendoja përpara se ta ripostoja“.

Pas postimit të saj, ajo theksoi se “dëshironte të tregonte mënyrat në të cilat ligji ndërkombëtar po shkelet nga qeveria izraelite“, duke vënë në dukje se fëmijët palestinezë të kapur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) trajtohen ndryshe nga fëmijët në Izrael.

“Fatkeqësisht, përdora shembullin e gabuar për ta theksuar këtë pikë dhe më vjen keq për këtë,” theksoi ajo. “Dëshira për liri dhe trajtim njerëzor për palestinezët dhe siguri për hebrenjtë mund të jetë e rëndësishme për të njëjtin person, përfshirë mua. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Por unë e konsideroj veten përgjegjëse për këto gabime ”, ka deklaruar modelja në një pjesë tjetër të postimit të saj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.