Gëzim Kelmendi: Turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë një popull

May 16, 2023

Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ishte i ftuar në emisionin Pressing në T7 para një kohe. Një deklaratë që ai dha gjatë intervistës mbahet mend edhe sot. Kelmendi tha se të gjithë turqit, shqiptarët, romët e boshnjakët janë të një “umeti”.

Kelmendi, duke komentuar marrëdhëniet e sotme të turqve me shqiptarët, ka thënë se të dy popujt janë pjesë të një “umeti”, andaj shqiptarët kanë një pozitë të ndryshme në shoqërinë turke.

Kjo falë edhe fesë.

“Turqit, shqiptarët dhe boshnjakët dhe romët janë një Umet. Umeti është tjetër nga kombi. Kombet e përbëjnë umetin”, ka thënë ai.

Sipas tij, shqiptarët kanë qenë më të privilegjuar në Perandorinë Osmane pasi kanë mbajtur pozita të larta drejtuese.

Kjo sipas tij ka bërë që turqit të investojnë në shumë sfera në Kosovë dhe janë shteti me më së shumti investime.

“Lëri këto përralla të xhamive”, tha ai duke komentuar deklaratat se Turqia investon vetëm në xhami në Kosovë. /Gazeta Express

Previous Story

Shqiptarja, Ylfete Fanaj bëhet ministre në Zvicër

Next Story

Harta e Shqipërisë rozë, Rama sërish mesazh për votuesit

Latest from Blog

Go toTop