Gazetari tetovar, Senat Zylbehari ka publikuar në profilin e tij në Facebook një faturë të lëshuar nga Komuna e Tetovës, për pastrimin/grumbullimin e mbeturinave.
Sipas informacioneve, fatura është e një banori të fshatit Brodec, vend ky ku Komuna e udhëhequr nga Bilall Kasami nuk bën grumbullimin e mbeturinave, por nuk harron që të dërgoi faturat për pagesë, pra qytetarët detyrohen të paguajnë për një shërbim që nuk e marrin.
Postimi i plotë:
Edhe pse komuna e Tetovës nuk bën grumbullimin e mbeturinave në fshatin Brodec, komuna është përkujdesur për faturat.
Prajtni ene ju të Shkupit dhe Gostivarit ndo1 fatur.
Kujtojmë se ankesa mbi faturat e parregullta apo dhe paushalle, përveç qytetit të Tetovës ka pasur dhe në qytetin e Gostivarit, ku shumë qytetarë janë ankuar për rritjen pagesës për pastrim të mbeturinave si dhe të tatimit në pronë nga kryetari, Arben Taravari, vendim i cili nuk kishte marrë dritë të gjelbër as në Kuvendin Komunal. /indeks.mk