Gazetari Laçi e bën për “ujë të ftohtë” Mexhitin: Si do menaxhoni me institucionet kur Çairi ka kaos

October 9, 2023

“Një pyetje legjitime që do e bëjnë gazetarët dhe oponentët është se, si do menaxhoni me institucionet kur Çairi ka kaos në trafik që zgjat për vite me radhë”, këtë pyetje e ka ngritur nëpërmes rrjetit social, gazetari, Bekim Laçi.

Ky reagim i Laçit ka ardhur si pasojë e kaosit të vazhdueshëm në rrugët e Çairit për të cilët edhe ditë më parë, raportoi indeks.mk.

Duke shoqëruar me fotografi pyetjen e tij, Laçi ka thënë se kjo gjë ndodhë për çdo ditë në Çairin e Mexhitit dhe Ganiut.

“Hendikapi më i madh i partisë së Izet Mexhitit është se drejtojnë komunën e Çairit. Ja psh, kjo vetura e bardhë, është ndal, është parku mu para semaforit në Xhon Kenedi si shumë vetura tjera, çdo ditë, sepse ndalen me pi kafe dhe shkaktojnë kolonë të gjatë mbrapa dhe nervoza, sepse lenta për drejtë mbahet e bllokume”, ka shkruar Laçi, informon indeks.mk.

Previous Story

Spasovski: Përballja me kërcënimet hibride dhe bombat e rrejshme e ka rritur kapacitetin e institucioneve

Next Story

VIDEO/ Rrahje mes mjekëve në Klinikën e Kardiokirugjisë

Latest from Blog

Go toTop