Gazetari Bilalli: Varfëria e skajshme dhe papastërtia e vendbanimeve kanë rikthyer “zgjeben” në RMV

November 27, 2024

Gazetari nga Gostivari, Abedin Bilalli përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se për dhjetë muaj në RMV janë regjistruar 325 raste të zgjebes.

Sipas Bilallit kjo si shkak i varfërisë së skajshme. Shton se varfëria e skajshme i’a pamundëson popullatës edhe mbajtjen e higjienës personale.

Bilalli megjithatë shton se varfëria nuk është shkaku i vetëm por tek kjo sipas tij, ndikon edhe papastërtia e qyteteve dhe vendbanimeve.

Reagimi i plotë:

Për dhjetë muaj në RMV janë regjistruar 325 raste të zgjebes

Varfëria e skajshme, duket se ia pamundëson popullatës edhe mbajtjen e higjienës personale. Pastaj, papastërti në çdo hap që hedh kur del jashtë, mbeturina gjithandej, hapësirë publike që nuk mirëmbahet, qen endacak në çdo cep, … Çka mund të pritet nga ky shtet i zgjebosur përpos se të kapësh zgjebe.

Previous Story

VIDEO/ Fillkov paralajmëron arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së: Flet arrestet e Serbisë vlejnë!

Next Story

Shpëtoi Gruevskin nga paraburgimi, Ribarev “shpërblehet” nga VMRO-ja dhe VLEN-i

Latest from Blog

Go toTop