Gati kaloi në konfrontim fizik! Ndërpritet seanca në Parlamentin e Malit të Zi

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi është ndërprerë pas një incidenti.

Gjatë fjalimit të deputetit të DPS-së, Oskar Huter, ka pasur një përplasje verbale, e më pas pothuajse edhe një konfrontim fizik.

Akterët e incidentit ishin kryesisht Huter dhe deputeti i DNP-së, Millan Knezheviq, më pas ndërhynë deputetët e koalicionit ZBCG, Millun Zogoviq, Jovan Vuçuroviq dhe Dejan Gjuroviq.

U hodhën fyerje të shumta, ndërsa një incident më i rëndë u parandalua nga deputetët dhe sigurimi parlamentar.

Pati fyerje të shumta, ndërsa incidenti më i rëndë u parandalua nga deputetët dhe sigurimi i Parlamentit të këtij vendi.

Në videot e publikuara më poshtë, shihet sesi sigurimi dhe deputetët e tjerë ndërhyjnë për të ndalur konfrontimin fizik.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.