Galtier prononcohet për rikthimin e Leo Messit në skuadër

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka thënë se Lionel Messi do të startojë në ndeshjen e kësaj jave në Ligue 1 kundër Ajaccios.

Pas sanksionit që PSG i vendosi Messit për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, futbollisti argjentinas është rikthyer në skuadër dhe Galtier ka deklaruar se ai të startojë këtë fundjavë në Ligue 1.

“Messi është Messi dhe do të fillojë nesër” , ka shpjeguar trajneri francez.

Ylli argjentinas ka luajtur tashmë 28 ndeshje në ligë, në të cilat ai ka qenë jetik duke shënuar 15 gola dhe duke shpërndarë 15 asistime.

Asnjë koment për sanksionin

Kur u pyet për sanksionin, Galtier nuk donte të fliste më shumë për këtë temë. Tashmë është zgjidhur dhe francezi gjithashtu ka dashur ta bëjë të qartë.

“Për sanksionin, siç thashë javën e kaluar, nuk po e komentoj”. Më parë ai kishte thënë tashmë se: “Vendosa të mos e komentoj sepse është vendim i klubit”.

Ai është i etur për të luajtur

Më pas, për këtë arsye, ai komentoi se si është Leo në rikthimin e tij.

“Nga ana tjetër, ne jemi të lumtur që pranojmë kthimin e Leos. Ai u stërvit me shumë entuziazëm. I etur për të luajtur”, përfundoi Galtier.

Të shtunën nga ora 21:00, PSG e pret Ajaccion në Parc des Princes në një ndeshje kyçe për të siguruar titullin e Ligue 1. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.