LONDËR, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Thomas Tuchel është emëruar trajner i kombëtares angleze, ka bërë të ditur Federata Angleze e Futbollit.
Ish-trajneri gjerman i ”Chelsea”, ”Paris Saint-Germain” dhe ”Bayern Munich” është i treti trajner joanglez që mban postin pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capellos.
”Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, theksoi 51-vjeçari, i cili do të ndihmohet nga trajneri i Anglisë, Anthony Barry.
Tuchel do të marrë postin më 1 janar përpara fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026./ /os/