Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e UNICEF-it, ndërsa në bashkëpunim me Institutin për Menaxhim të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike, fillojnë vargun prej 16 ngjarjeve në qytete të ndryshme të cilat kanë për qëllim që t’i nxisin të rinjtë (15-29 vjet) që haptas të flasin për sfidat e shëndetit mendor dhe ta destigmatizojnë shëndetin mendor përmes qasjes të bazuar në lojë.
Fillimi i fushatës do të shënohet sot me rutën e këmbësorëve në Strumicë në të cilin do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani, njoftoi MPPS.