Fuere për Indeks.mk: Përveç Maqedonisë së Veriut edhe Sofja duhet të tregojë madhështi në kontestin me Shkupin

Ish ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere në një deklaratë për Indeks.mk ka folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në vend dhe kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

Ai thotë se përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Sofja duhet të tregojë madhështi në kontestin me Shkupin.

“Zgjedhja para popullit maqedonas është e vështirë. Nëse Bullgaria dëshiron të mbahet mend si një vend anëtar i BE-së që respekton dhe u përmbahet parimeve bazë të të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore mbi të cilat bazohet BE-ja, atëherë duhet të pranojë dhe zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Fuere për Indeks.mk

Në anën tjetër, shkurtimisht, qartë dhe pa mëdyshje, ambasadorja amerikane Angela Ageler, edhe në një intervistë për Tv Kanal 5, deklaroi se një kuadër më i mirë për negociata nuk është i mundur dhe se pretendimet se dikush mund të rinegociojë marrëveshjen dhe se një marrëveshje më e mirë është e mundur janë lajme të rreme.

“Është lajm i rremë se dikush mund të rinegociojë marrëveshjen e arritur verën e kaluar. Është lajm i rremë. Është gjithashtu një lajm i rremë se është e mundur një marrëveshje më e mirë që ne ende nuk e kemi zbuluar”, tha ambasadorja amerikan, përcjell Indeks.mk

Share

Go toTop