Frutat dhe perimet që duhet të hani gjatë këtij muaji

Gjatë këtij muaji, konsumoni fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji dhe vitamine C. Ato do të sjellin hidratim se dhe do t’ju ndihmojnë me përmirësimin e sistemit imunitar.

Në vijim, dëshirojmë të ndajmë me ju një listë me fruta dhe perime që ju këshillojmë t’i mbani në shportën tuaj të ushqimeve:

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një nga frutat më të shijshme. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C, fibrat, vitamina B dhe acidi folik. Ato ndihmojnë në rregullimin e proceseve të tretjes, zvogëlojnë ndjenjën e urisë, ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe anti-inflamatore. Luleshtydhet gjithashtu stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në forcimin e imunitetit.

Pjeshka

Pjeshkët janë thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminë: A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta-karoten dhe i ofrojnë trupit tonë minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri dhe zinku. Për ju që doni të bini nga pesha, pjeshkët janë fantastike dhe kanë shumë fibra duke ju bërë të ngopeni shpejt.

Kivi

Kivit janë fruta me fuqi të madhe antioksidante. Ndonëse kanë një numër të ulët kalorish, i japin trupit shumë energji. Ato janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës për shkak të nivelve të larta të kaliumit. Kivi ndihmon edhe me sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe njihet në të gjithë botën si një lehtësues mjaft efektiv i “Sindromës së Zorrës së Irrituar”.

Bizelet

Bizelet janë të pasura me vitaminë B, A, C, kalium, fosfor, magnez, kalcium, hekur dhe zink. Ato janë shumë të rëndësishme për forcimin e imunitetit pasi pengojnë shumimin e H.Pylorit, një bakter i cili përkeqëson ulçerën në stomak dhe zorrë. Bizelet kanë gjithashtu një efekt pozitiv në shëndetin e syve.

Karotat

Karotat kanë në përmbajtjen e tyre biotinë, fibra, kalium dhe vitaminat K, B1, B6, B2, C dhe E. Ato përmirësojnë sistemin imunitar, kontrollojnë nivelet e sheqerit, parandalojnë aknet dhe shenjat nga dielli dhe ndihmojnë me sëmundjet kardiovaskulare.

Kungujt e njomë

Kungulli i njomë ka efekte pozitive në lëkurë dhe tretje. Ai konsiderohet një produkt dietik për shkak të numrit të ulët të kalorive. Kungulli përbëhet nga 95% ujë dhe pjesa tjetër janë proteina dhe karboidrate. Kungujt kanë nivele të ulëta kolesteroli, kripe dhe yndyre dhe përmbajnë shumë fibra. Sasia e lartë e fibrave lidhet ngushtë me parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.