“Fronti n’shesh”, Grubi: Ta vulosim fitoren e madhe, mos e le pa ardh

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes rrjeteve sociale, “Facebook” dhe “Instagram”, ka ri-shpërndarë njoftimin për tubimin e madhë që pritet ta ketë “Fronti Europian”, në Sheshin Maqedonia.

Sipas njoftimeve tubimi do të mbahet në ora 20:00 këtë të dielë, e për të njëjtën, show dhe spektakël, ka premtuar, pikërisht Artan Grubi, njofton indeks.mk

Sipas Grubit, fitorja e madhe e 24 prillit dhe të ardhmes europiane do të vuloset pikërisht të dielën.

Në postimin e tij, Grubi thotë se “Fronti ska kufij”.

“FR4NTI S’KA KUFI” Mos e leni pa ardhë, spektakël na pret n’shesh! Ta vulosim fitoren e madhe të 24 prillit dhe të ardhmën tonë europiane VOTO 4 #FrontiEuropian #bashkë”, ka shkruar Grubi, përcjell indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.