Fronti Europian/ Zejdi: Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni, të dorëhiqen liderët e VLEN-it!

“Komuna e Çairit është bastion i Ali Ahmetit dhe i yni” – tha në një press-konferencë para Komunës së Çairit, Skender Rexhepi – Kryetari i Lëvizjes “Populli”, pjesë e Frontit Evropian.

Rexhepi, në emër të këtij Fronti, kërkoi dorëheqjen e krerëve të koalicionit VLEN, sic tha, për shkak të humbjes në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Komuna e Çairit siç jemi në Çair është dëshmi se është bastion edhe i Ali Ahmetit por edhe i yni me këto. U drejtohem të gjithë kryetarëve të VLEN-it, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokaratike Izet Mexhitit po ashtu edhe Afrim Gashit edhe Bilall Kasamit edhe Arben Taravarit, burrat duhet të mbajnë fjalën, fjala e tyre ishte që nëse humbin zgjedhjet presidenciale do të dorëhiqen andaj ju kërkojmë ta mbajnë fjalën të dëshmojnë së paku se në humbje mbeten burrnisht” – tha Skender Rexhepi Zejd, Fronti Europian.

“Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!” – ka shkruar në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“Më 8 maj ia fillojmë nga zeroja, me kuti të zbrazëta, dhe ne jemi të bindur se fitorja është e paevitueshme” – është prononcuar po në Facebook, kreu i Alternativës, Afrim Gashi.

“Artan, terapinë po ta shkruan dr. Arbeni, e merr në 8 maj!” – ka qenë reagimi i menjëhershëm i kreut të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, menjëherë pas përfundimit të press-konferencës së Skender Rexhpit.

Ky i fundit, i pyetur se për cilin kandidat presidencial do të përcaktohet Fronti Evropian në rrethin e dytë, Rexhepi tha për këtë do të vendos udhëheqësia e koalicionit, kurse personalisht nu ka preferenca për asnjërin nga kandidatët, pasi sic tha, votuesit maqedonas nuk patën gatishmëri për të mbështetur një kandidat shqiptar. /tvklan.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.