“FRONTI EUROPIAN”, Reka: Partitë që i bashkohen këtij fronti, kontribuojnë në integrimin e RMV-së në BE

April 6, 2023

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, midis tjerash ka folur edhe rreth “Frontit për Europë”, ide kjo e promovuar publikisht nga ana e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Siç njofton indeks.mk, Reka ka thënë se ideja e kreut të integristëve është ide e qëlluar dhe se qëllimi i saj është që të gjithë forcat politike të orientohen në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian.

Në intervistën e cila e plotë do të plasohet ditën e nesërme, ambasadori Reka ka thënë se partitë që i bashkohen këtij fronti, kontribuojnë në mënyrë direkte dhe lehtësojnë procedurat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./indeks.mk

Previous Story

Ky është 25-vjeçari që vrau me sëpatë 4 fëmijë në çerdhe

Next Story

Mourinho merr ofertë marramendëse për të trajnuar në Arabinë Saudite

Latest from Blog

Go toTop