Fronti Europian në Gostivar vijon takimet me Këshillat Vendor/ Shënojmë fitore bindëse më 24 prill dhe 8 maj!

“Fronti Europian” ka vijuar takimet me Këshillat Vendor të qytetit të Gostivarit dhe vendbanimeve perreth.

Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi, shoqëruar nga kryeministri, Talat Xhaferi, shefi i shtabit, Nexhati Jakupi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, nga deputetet e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, Vjollca Latifi-Ademi si dhe përfaqësues nga partitë e tjera të koalicionit, takuan mbrëmë banorët e Çegranin dhe Forinës.

Para të pranishmëve ata prezantuan ofertën e Frontit Europian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Prezantimi i programit zgjedhor vijoi dhe nëpër disa Këshilla Vendor si: Lagja e Sahatit, Zona VII, Qendra, Begu, Beliçica, Tregu i Madh dhe Vardari.

Nga Fronti Europian thonë se platforma e tyre politike, është e vetmja platformë,e cila zhvillon demokracinë e vendit dhe integrimin drejt Europës, ndaj do të sjell dhe fitore bindëse më 24 Prill dhe 8 Maj. /Indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.