“Fronti Europian” në Gostivar, Grubi: E nisim me spektakël, rrugëtimin e fitores për Europë (VIDEO)

March 30, 2024

Partitë politike kanë filluar aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare që pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.
“Fronti Europian”, pjesë e të cilit janë bërë partitë kryesore shqiptare BDI, PDSH, ASH, LP, PDE po edhe partitë e komuniteteve tjera, si Unioni i Romëve po edhe dy parti nga komuniteti turk, do të mblidhen në sallën sonte në ora 21:00 në sallën “Rinia” në Gostivar.

Zëvendëskryeministri Grubi, ka paralajmëruar spektakël duke thënë se do të pendohen ata që nuk marrin pjesë.

“Dit e mirë për të nisur fitoren nga Gostivari, ju ftoj të gjithëve të rinjë e të reja, vajza e djem, i moshuar apo e moshuar, që të na bashkëngjiten sonte në ora 21:00 në sallën sportive “Rinia” në Gostivar për mbrëmje spektakolare dhe këtë ua premtoj. Edhe siç thotë Noizy këtu në prapavijë, “Le ti marrin valigjet, ti përcjellim dhe ta nisim një rrugëtim të përbashkët drejtë Europës”, tha Grubi.

Previous Story

Grubi porosi Mexhitit: Boll e pate, sa fshin postime, pastro Çairin që e ke bë pis!

Next Story

Ymeri: Pozita e shqiptarëve dukshëm e përmirësuar, rezultat i politikave të Ali Ahmetit

Latest from Blog

Go toTop