“Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen” Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur ditën e sotme për çështjen e Fredi Belerit, teksa ndodhet në Tiranë për Samitin e Berlinit.
Mitsotakis tha për mediat se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës. “Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri u arrestua nën akuzë për blerje votash disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku ai doli dhe fitues. Pas arrestimit ai nuk u lejua të betohej si kryetar bashkie dhe kjo ka sjellë përplasje mes dy vendeve.