Franca ngre nivelin e sigurisë

October 13, 2023

Franca ka ngritur shkallën e sigurisë në vend në nivelin më të lartë pas vrasjes së një mësimdhënësi me thikë dhe lëndimit të dy personave tjerë në një qytet në veri të Francës. Autoritetet kanë arrestuar dorasin, i cili thuhet të jetë me prejardhje çeçene.

Kryeministrja e Francës e ka ngritur shkallën e sigurisë në vend në nivelin më të lartë kundër terrorizmit pas vrasjes apo therjes me thikë të një mësimdhënësi dhe plagosjen e dy personave tjerë kanë, të cilët kanë pësuar lëndime serioze në një shkollë të mesme në qytetin Arras, në veri të Francës. Kryeministrja e ka marrë këtë vendim pas një takimi të sigurisë me presidentin e vendit, Emanuel Macron. Autoritetet franceze kanë thënë se e kanë arrestuar të dyshuarin që ka kryer sulmin ndërsa është raportuar se sulmuesi, një 20 vjeçar, është me prejardhje çeçene. Policia thuhet se ka arrestuar edhe vëllain e sulmuesit.

Presidenti i Francës Emanuel Macron, bashkë me ministrin e punëve të brendshme dhe ministrin e arsimit e kanë vizituar shkollën që ndodhet në Arras.

Ky sulm ka ndodhur në një kohë të tensioneve në rritje mes komunitetit të konsiderueshëm islam dhe atij hebre të Francës për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Previous Story

Portugalia siguron kualifikimin

Next Story

Krize e re e naftës? Dhuna në Lindjen e Mesme dhe ndikimi mbi çmimin!

Latest from Blog

Go toTop