“Fqinjët tanë të BE marrin 4500 euro për frymë në vit, ne 138 euro”, Rama- liderëve të BE: Nuk po kërkojmë përfitime të barabarta financiare, por të zvogëlohet hendeku

October 16, 2023

Kryeministri Edi Rama në Samitin e Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë ka ngritur shqetësimin e hendekut mes vendeve të BE dhe vendeve jo anëtare.

Kreu i qeverisë u shpreh se, fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë ndërsa vendet që nuk janë pjesë e BE, përfshirë dhe Shqipërinë, kanë marrë 138 euro për frymë.

Rama tha se nuk po kërkojnë kushte të barabarta financiare apo përshpejtim të procesit të integrimit, por të ndërmerren politika të reja për zvogëlimin e hendeqeve.

“Përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje afatgjate mes disa vendeve të rajonit

Për të folur dhe diskutuar këtë, fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë ndërsa vendet tona 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi fillestare e një ndarje të frikshme klasore e cila ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës, në të njëjtin vit kur jemi goditur nga kriza.

Në kuadër të planit të investimeve në BP, janë domethënëse, por vetëm 10% janë grante, të tjerat hua.. Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare, apo proces më të shpejt. Ajo që po them është se ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për zvogëlimin e hendeqeve dhe të merremi me këto ndasi përpara se ta dëmtojmë EU përbrenda”, tha Rama.

Previous Story

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Next Story

Mariçiq: Synimi ynë është që deri në vitin 2030 RMV të jetë pjesë e BE-së, punojmë në përmbushjen e detyrave

Latest from Blog

Go toTop