FOTO/Sot është në koalicion, ja si i quante katër vite më parë, Bekim Qoku, ASH-në, Besën dhe Alternativën

March 21, 2024

Anëtari i koalicionit opozitar VLEN, Bekim Qoku kohë më parë përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka cilësuar Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit si strehë sllavo – komuniste në kohën kur kjo e fundit po bënte koalicion me LSDM maqedonase, ndërsa sot ka ndryshuar në mënyrë drastike mendimin e tij.

Ai duke komentuar koalicionin mes Besës dhe LSDM, ka shkruar: “Koalicioni LSDM – BESA duhet të bëhet në Muzeun e krimeve sllavo – komuniste dhe LSDM-iste ndaj shqiptarëve, jo në atë të Artit Bashkëkohor”.

Ai aso kohe përveç Lëvizjen Besa, në të njëjtën ditë kishte sulmuar edhe koalicionin e ASH-së dhe Alternativës. Për çudi, Qoku sot është pjesë e një koalicioni opozitar bashkë me Lëvizjen Besa, ASH-në e Taravarit dhe Alternativën. A thua vallë çfarë e bëri atë të ndryshojë qëndrim?!

Previous Story

Mandatin e dytë si kryetar komune/ Blerim Sejdiu shkel ligjin dhe nuk bën deklarimin e pasurisë

Next Story

Duro: Boshti i kombëtares janë Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani dhe Asani

Latest from Blog

Go toTop