Javorja “Focus” publikon të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik. Sot, janë dhënë vetëm disa pika të sondazhit. Sipas publikimit, sa i përket përkrahjes së drejtuesve të partive politike, tek liderët shqiptar kryeson Ali Ahmeti me 4.7%.
Pas Ali Ahmetit, renditet lideri i Aleancës për Shqiptarërt, Arben Taravari me 3.1%, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me 2.4%, Izet Mexhiti me 1.4% dhe Afrim Gashi me 1.3%.
Për dallim nga kampi politik shqiptar, në kampin politik maqedonas, sondazhi nxjerr në epërsi Nikolla Gruevskin ndaj Hristijan Mickovskit. Gruevski ka përkrahje 11.1% e Mickovski 10.5, njofton Flaka.
Në LSDM kryeson lideri aktual ndaj ish liderit të kësaj partie, Dimitar Kovaçevski gëzon përkrahje 12.8% e Zoran Zaev 7.4%.