FOTO/ Kryeministri Xhaferi takon djemtë dhe familjen e dëshmorit Abaz Beqiri

Kryeministri shqiptar, Talat Xhaferi sot ka vizituar Komunën e Haraҫinës.

I shoqëruar nga deputeti i zonës, Berat Ajdari dhe kryetari i Komunës, Ridvan Ibraimi dhe deputeti tjetër, Musa Ibrahimi, kryeministri Xhaferi ka vizituar dhe takuar edhe familjarët e dëshmorit të kombit, Abaz Beqiri.

Në shtëpinë e dëshmorit, Xhaferi është mirëpritur nga djemt, Fuat e Riad Beqiri, po edhe shokët e tij të luftës.

Kujtojmë, në luftë së bashku me babain tashmë të ndjerë ka qenë edhe Riadi, që aso kohe ka pasur vetëm 16 vite.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.