FOTO/ Kasami “harron” Besën, “bëhet” VMRO!

July 12, 2023

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka “harruar” Besën me të cilën i kërkoi votat në zgjedhjet e fundit lokale dhe Besën të cilën ua dha shqiptarëve duke u thënë se do të rregullojë të gjithë problemet me të cilat përballet Tetova dhe fshatrat përreth.

Këtë e “dëshmoi” sot, vet kreu i Tetovës, Bilall Kasami, duke u fotografuar me deputet e figura të larta qëndrore e lokale të VMRO-DPMNE-së, në përuurimin e një projekti që është bërë në një zonë të banuar me maqedonas.

Kasami në këtë rast është parë i afërt me deputeten e VMRO-DPMNE-së nga Gostivari, Dafina Stojanovska dhe figura tjera të larta.

Përveç figurave të larta partiake, Kasami ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit, Besar Durmishi dhe këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Angel Karapetrov.

Kujtojmë, Kasami ishte ai që banorëve shqiptarë të Tetovës u premtoi ndërtimin e qendrës së qytetit, qytet të pastër e pa mbeturina, Tetovë pa kaos dhe me hapsira të reja parkuese, por asnjërën prej këtyre për këto vite sa është duke qeverisur nuk ka arritur ta realizojë.

Previous Story

22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Grubi: Bëhuni pjesë e manifestimeve për të shënuar trashëgiminë e marrëveshjes më të suksesshme paqësore në rajon

Next Story

Temperaturat në fazën e portokalltë, Qeveria miraton këto vendime

Latest from Blog

Go toTop