Foto e përbashkët e kandidatëve për kryetar dege të BDI-së në Likovë

June 26, 2023

Kandidatët e BDI-së për kryetar dege në Komunën e Likovës, Mirsad Ibrahimi dhe Avni Saliji kanë shkrepur një foto të përbashkët për të dërguar porosi për garë demokratike në zgjedhjet e brendshme partiake që do të zhvillohen më 2 korrik.

“Foto e përbashkët e dy kandidatëve për kryetar dege të BDI-së në Likovë:
D-r. Mirsad Ibraimi dhe z. Avni Saliji.
Kjo nënkupton një porosi për të gjithë anëtarët e BDI-së në Likovë se gara për kryetar dege duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike për të mirën e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. Me rëndësi të fitojë misioni e jo kandidati”, kanë shkruar dy kandidatët, Mirsad Ibraimi dhe Avni Saliji.

Previous Story

Mallra në vlerë rreth 70 milionë euro të bllokuara në kufirin Kosovë-Serbi, kërkohet zgjidhje politike…

Next Story

Një delegacion i Parlamentit polak qëndron për vizitë në Maqedoni, do të takohen dhe me Grubin

Latest from Blog

Go toTop