FOTO/ BDI dhe Ali Ahmeti bindshëm të parët, me më shume mbështetje se të gjitha partitë e tjera bashkë

October 8, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti vazhdojnë të dominojnë skenën politike shqiptare, pavarësisht se së fundi janë formuar një numër i madh i partive politike.

Përmes linjës telefonike, “Market Vision”, anketoi 1200 qytetarë. Sipas kësaj ankete të porositur nga MKD.MK, kreu i Integristëve, Ali Ahmeti përpos se dominon në skenën politike shqiptare, ai ka rejting më të madhë edhe se vet kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, raporton indeks.mk

Respektivisht, Ahmeti gëzon 3.7% të mbështetjes së qytetarëve, gjersa Kovaçevski ka 3.5%.

Ali Ahmeti është i pakrahasueshëm me liderët politik shqiptar, sepse sipas anketës, asnjëri nga liderët e tjerë politik në kampin shqiptar nuk gëzon as 1% të mbështetjes qytetare.

Sipas renditjes, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet Mexhiti, 0.4%, Bilall Kasami, 0.9%, dhe Afrim Gashi, 0.3%.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-E kur jemi te partitë politike, Bashkimi Demokratik për Integim gjithashtu është partia e parë dhe që gëzon mbështetjen më të madhe në kampin politik shqiptar.

Sipas anketës, BDI-ja renditet e para me, 9.7%, Aleanca për Shqiptarët e dyta me, 3.1%, Lëvizja Besa me 2.5% dhe vazhdojnë partitë tjera të cilët nuk kanë mbështetje më të madhe se 1%, që janë, Lëvizja Demokratike 1%, Alternativa, 0.9%, dhe Partia Demokratike Shqiptare me 0.4%./indeks.mk./

Previous Story

Frutat më të mira të vjeshtës dhe dimrit që duhet t’i konsumoni patjetër

Next Story

Heshtje! Kasami “izolon” komunën pas skandalit milionësh me dy kompanitë e afërta

Latest from Blog

Go toTop