Politikat ekonomike të LSDM-së po japin rezultatet e pritura dhe konkrete, inflacioni po zvogëlohet, ekonomia po rritet, njofton LSDM.
“Inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, me tendencë uljeje nën 5% deri në fund të vitit. Me masat e ndërmarra nga qeveria e LSDM-së, norma e inflacionit në shtator ra në nivelin më të ulët të 20 muajve prej 6,6% dhe vitin e ardhshëm duhet të kthehet në normat e para krizës prej 2-3%.
Suksesin e masave dhe politikave ekonomike të LSDM-së e ka konfirmuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka përmirësuar projeksionet për ekonominë e Maqedonisë. FMN parashikon rritje ekonomike prej 2,5% për këtë vit dhe 3,2% për vitin e ardhshëm 2024”, shtoi partia në pushtet.