Fon der Lajen: Shpresoj se të gjitha palët do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni shpreson se ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbështeten nga të gjitha palët me qëllim të lëvizjes së shtetit në rrugën evropiane.

 

Претседателката на Европската Комисија Урсула фон дер Лајен го поздрави поднесувањето на уставните амандмани во Собранието на Северна Македонија изразувајќи надеж дека тие ќе бидат поддржани

“E përshëndeta dorëzimin e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria e tij (Kovaçevski) në Parlament. Shpresoj se të gjitha palët do t’i mbështesin,  Maqedoninë e Veriut të lëvizë përpara në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar në rrjetin social (Tuiter) Fon der Lajeni pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Athinë me rastin e 20 vjetorit të agjendës së Selanikut për perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Fon der Lajeni në Athinë u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin kanë biseduar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe kanë shprehur kënaqësi që ka filluar procesi për ndryshimet kushtetuese.

“Procesi ka filluar me sukses dhe shpresoj, sikurse shpreson edhe BE-ja, që në Kuvendin tonë do të ketë vizion dhe guxim që deputetët të marrin një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me vazhdimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shpjegoi Kovaçevski.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.