Kryeministri Dimitar Kovaçevski me nderime më të larta shtetërore e priti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është në vizitë zyrtare në shtet.
Menjëherë pas ceremonisë Kovaçevski dhe Fon der Lajen u nisën në takimin tet-a-tet në Qeveri, pas të cilit do të vijojë takimi dypalësh i të dyja delegacioneve.
Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe Artan Grubi, zëvendës kryetar i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Bojan Mariçiq, zëvendës kryetar i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Kaja Shukova, ministre e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor dhe Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
Pas takimeve, Kovaçevski dhe Fon der Lajen do të mbajnë konferencë për shtyp, pas çka do ta vizitojnë fabrikën për përpunimin e pemëve dhe perimeve në afërsi të Shkupit, shfrytëzues të mjeteve nga IPARD programi, të financuar nga BE-ja.
Kryetarja e Komisionit Evropian dje pasdite udhëtoi në Shkup, ndërsa në Aeroportin ndërkombëltar është pritur nga zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas çka realizoi takim në vila Vodno me presidentin Stevo Pendarovski.
Sipas kumtesës nga Kabineti presidencial, Pendarovski dhe Fon der Lajen kanë biseduar për procesin e negociatave qasëse të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe situatën aktuale në rajon, ndërsa në këtë drejtim janë shkëmbyer informacione për fazat e mëtejshme të negociatave pas përfundimit të procesit të skriningut dhe dinamikën e implementimit të reformave.