”Fjalimi i kryeministrit, nuk u përshtat me atmosferën”, Gërvalla: Rama fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës

December 20, 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin që e mbajti ai në Kuvendin e Kosovës të premten.

Gërvalla ka thënë se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.

“Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij”, ka thënë Gërvalla në DPT Te Fidani.

Previous Story

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, lopët dalin në rrugë, përplaset autobusi

Next Story

FOTO/ BDI Gostivar me reagim: Taravari shpërbleu me punësim bashkëshorten!

Latest from Blog

Go toTop