Fjalët e para të Messit si futbollist i Inter Miamit

July 16, 2023

Më në fund, Inter Miami e ka konfirmuar transferimin e Leo Messit.

Ekipi amerikan që luan në MLS ka njoftuar në rrjetet e tij sociale për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Ndërsa, Messi tashmë ka dhënë deklaratën e tij të parë si futbollist i Inter Miamit.

“Jam shumë i emocionuar që filloj këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur. Ideja është të punojmë së bashku për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe unë jam shumë i etur të filloj të ndihmoj këtu në shtëpinë time të re”, ka thënë Lionel Messi.

Messi do të debutojë për Inter Miamin më 21 korrik ndaj Cruz Azul.

Previous Story

Yellen: Mbështetja për Ukrainën, rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale

Next Story

Ekspertët: Rritja e pagave prej 10% e domosdoshme

Latest from Blog

Go toTop