Fitorja e madhe e Bujar Osmanit fillon nga shtabi i UÇK-së – Shipkovicë

Fitorja e madhe e kandidatit për president nga Fronti Europian do të nis nga shtabi i UÇK-së nē Shipkovicë.

Qindra mbështetës nga gjithë partitë politike  dje kanë pritur Bujar Osmanin për ti dhënë mbështetje të madhe për garën më të fuqishme që bën BDI dhe Fronti Europian  gara për presidentin e parë shqiptar.

Pleq, burra e të rinjë shiheshin duke shtërnguar duart e fitores me Bujar Osmanin duke falemenderuar përzemërsisht se një kandidat dinjitoz i cili ua ka zbardhur fytyrën si në OSBE dhe OKB do ua zbardh fytyrën edhe si president i parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe sonte do të mbahet tubimi më i madh i Frontit Europian në Shesh të Shkupit ku do të vuloset fitorja e Bujar Osmanit me 24 Prill.

/TS/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.