Fitoi lotarinë 20 dollarë, bileta e dytë e çon drejt xhekpotit 2 milionë dollarë

June 7, 2023

Një burrë nga Karolina e Jugut fitoi 20 dollarë nga lotaria, teksa bileta e dytë e çoi drejt fitores së një xhekpoti prej 2 milion dollarësh.

Burri nga Grand Stand u tha zyrtarëve të South Carolina Education Lottery se ai kishte për qëllim blerjen e 2 biletave 20 dollarëshe “Fastest Road to $2,000,000” kur kishte shkuar tek dyqani Circle K në Highway 17 North të Surfside Beach.

Ai shtoi se kur shkoi atje, zbuloi se paratë që ai kishte me vete mjaftonin për blerjen e vetëm një bilete.
Bileta që ai bleu, e nxori fitues me një çmim prej 20 dollarësh, para të cilat ai i përdori për blerjen e biletës së dytë, një biletë që rezultoi se ishte fituese e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarëve.

“Isha në vendin e duhur në kohën e duhur”, deklaroi ai, duke shtuar: “Jam shumë falënderues që më ndodhi kjo gjë”.

Ai bëri të ditur se paratë e fituara do t’i përdorë në investime të ndryshme.

Previous Story

Japonia shqyrton heqjen e ndalesës së tatuazheve tek ushtarët

Next Story

Kabranov: Mickoski vetëm në ëndërrë mund të sheh qeveri pa BDI-në dhe Ali Ahmetin!

Latest from Blog

Go toTop