“Firmosa kontratën”, si qëndron e vërteta e mesazheve të Kiarës që po qarkullojnë në rrjet

Prej ditës së djeshme kanë qarkulluar disa biseda ku pretendohej se Kiara ka biseduar me administratoren e Instagramit të Luizit dhe i tregon që do rifutet në Big Brother.

Në bisedë flitej për firmosje kontrate dhe një pagesë, megjithatë mesa duket këto janë të gjitha të pavërteta.

“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë false. Nuk ka pasur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë”, thuhet në një njoftim në Instagramin e Kiarës.

Në fakt edhe më parë është bërë e ditur se Jurgena, vajza e cila menaxhonte Instagramin e Luizit nuk ka Instagram personal dhe të gjitha profilet janë fallco.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.