Fifi dhe Ermali vijnë me këngën e re “Vallahi”

November 18, 2024

Fifi dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar së fundmi projektin e tyre më të ri.

“Vallahi” mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe vija melodike u shkrua nga Fifi, kurse producimi u bë nga SBS Entertainment.

Për videon u kujdes Valon Aziri.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.

Dyshja shquhen për vokalin e tyre, teksa ky kombinim zhanresh po pëlqehet nga fansat.

Fifi këtë kohë ka qenë shumë aktive dhe e angazhuar me bashkëpunime. /Telegrafi/

Previous Story

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Next Story

“Ai me syza” – në Big Brother s’e dinë as kush e shpalli pavarësinë e Kosovës

Latest from Blog

Go toTop