Festat e Nëntorit, Grubi nga Cyrihu: Mërgata shqiptare po i ndjen ndryshimet e mbrapshta në të gjitha aspektet në vendlindje

November 22, 2024

Ish zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar festën e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe e ka pritur në Cyrih të Zvicrës s’bashku me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe mërgimtarët.

Sipas Grubit, është mërgata shqiptare ajo e cila po i ndjen ndryshimet e mbrapshta në të gjitha aspektet në vendlindjen e tyre në këtë gjysëmvit.

Thotë se festat na bëjnë të reflektojnë, si ishte, si është, si duhet të jetë.

Reagimi i plotë:

22 nëntorin po e shënojmë në Cyrih, bashkë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe mërgatën shqiptare e cila po i ndjen ndryshimet e mbrapshta në të gjitha aspektet në vendlindjen e tyre në këtë gjysëmvit. Festat na bëjnë të reflektojnë, si ishte, si është, si duhet të jetë. Ju, të gjithë, e përjetoni atë reflektim çdo ditë të lume. Energjia që po e ndjej në gjirin e bashkëatdhetarëve më bën me besim të plotë që bashkë do t’ia dalim. Urime të gjithë shqiptarëve 22 nëntorin, ditën e alfabetit të gjuhës shqipe dhe përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

Previous Story

Mickoski në Beograd, Osmani: VLEN njëherë akuza, tani po i shijojnë verërat e Open Ballkanit

Next Story

Shaolli: Ndryshimi ishte loja jonë për pushtet!

Latest from Blog

Go toTop