Festa e 28 nëntorit/ Prokuroria Themelore me aktakuza kundër tre shqiptarëve dhe vetëm një maqedonasi

December 6, 2024

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për të katërit, të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën paraprake, prokurorët publik kërkuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

“Tre nga të pandehurit më 28 Nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, duke djegur dhe grisur flamurin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan tallje me simbolin kombëtar. I pandehuri i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë – duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar urrejtje dhe intolerancë”, thonë nga Prokuroria.

Veprimet, shtojnë nga Prokuroria, e të pandehurve shkaktuan gjuhën e urrejtjes, e cila u shfaq veçanërisht në rrjetet sociale në ditët kritike, me tendencë të shndërrohej në incidente të reja dhune.

Ndryshe, Ministria e Brendshme deri tani ka arrestuar 18 persona në lidhje me ngjarjet e Ditës së Flamurit Shqiptar, nga të cilët katër janë në paraburgim, ndërsa ndaj dhjetëra personave ka nisur procedimi penal për shkak kaosit në rrugë dhe në komunikacion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ngjarjet e kësaj dite (28 Nëntorit), pasuan me djegien e tre veturave, një objekt afarist dhe një fasadë shtëpie në Kumanovë, të cilat u përkasin qytetarëve shqiptarë.

Previous Story

BDI: 11 dhjetori – Dita që mund të ndryshojë gjithçka, përgjegjësia për pasojat nuk është e jona!

Next Story

LAJMI FUNDIT/ “Fluturon” vetura zyrtare, lëndohen sigurimi i Afrim Gashit, reagon SPB Ohër

Latest from Blog

Go toTop