Federata zvicerane e zbulon qytetin ku do të luhet ndeshja Zvicër – Kosovë

October 4, 2023

Gjatë muajit nëntor na pret ndeshja e dytë mes Zvicrës e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

E për tu luajtur kjo ndeshja, duket fillimisht të përfundojnë dy përballjet e të dy kombëtareve gjatë këtij muaji tetor.

Por, gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se ndeshja mes përfaqësueses helvetike dhe dardane, e planifikuar për 18 nëntor, do të luhet në Basel, shkruan “Gazeta Express”.

Takimi i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024 do të luhet në stadiumin “Jakob-Park” më 18 nëntor, nga ora 20:45.

Një tjetër informacion tejet i rëndësishëm që u dha është shitja e biletave, që do të nisë nga 20 tetori, e që interesim të madh do të këtë nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

Kosova dhe Zvicra lojën e parë e luajtën gjatë muajit shtator, duke përfunduar 2:2 në stadiumin  “Fadil Vokrri”.

Zvicra është në rrugë të mirë drejt kualifikimit në Evropian, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. Ka 14 pikë në vendin e parë.

Ndërkohë, Kosova është e pesta me katër pikë dhe me gjasa minimale për kalim tutje. /Gazeta Express/

Previous Story

Dortmund – Milan, ndeshja kryesore e natës në Ligën e Kampionëve

Next Story

Deputeti i Besës, Zendeli, nuk e merr në mbrojtje liderin Kasami, “Çdo kush që është i involuar në veprime kundër ligjore duhet të përgjigjet” (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop