Faton Ahmeti: BDI është vetë Ali Ahmeti!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar në emisionin e TV21 ka theksuar rëndësinë e Ali Ahmetit për BDI-në dhe ka potencuar se në këtë fazë, pa Ali Ahmetin, nuk ka BDI.

“Ali Ahmeti është themeluesi, është figura qendrore e Bashkimit Demokratik, është figura rreth të cilit janë tubuar të gjitha personalitetet të cilat kanë udhëhequr bashkë me kryetarin Ahmeti luftën dhe personalitetet tjera të jetës publike të asaj kohe në Maqedoni dhe e kanë themeluar Bashkimin Demokratik, një subjekt i cili do të aspironte asokohe që të materializojë Marrëveshjen e Ohrit”, ka cekur Faton Ahmeti.

Sipas Faton Ahmetit, marrëveshja u arrit me sakrificë dhe me gjak.

“BDI është vetë Ali Ahmeti, dhe Ali Ahmeti është ai i cili gjithmonë ka bërë përpjekje dhe ia ka arritur që BDI-në ta bëj më të fortë, duke ofruar kuadro të reja dhe duke e përgatit BDI-në për një të ardhme”, ka theksuar Faton Ahmeti, duke shtuar se në këtë fazë, pa Ali Ahmetin nuk ka BDI.

Z.Faton Ahmeti, duke biseduar për zhvillimet e fundit në BDI, tha se mendimi ndryshe në BDI-nuk është ndalur asnjëherë. Ai theksoi se problemi në BDI nuk është mendimi ndryshe, por veprimi ndryshe.

“Mendimi ndryshe nuk është ndalur asnjëherë në BDI. Askush nuk është sanksionuar. Në BDI ne kemi problem me veprimin ndryshe. Të mendosh ndryshe dhe të mundohesh të bindësh kolegët në kuadër të organit, që një mendim apo ide tjetër është më e mirë se e jotja, është në kuadër të demokracisë. Por në qoftë se nuk arrin t’i bindësh të tjerët, atëherë duhet të pranosh mendimin e shumicës.”- tha Ahmeti.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, duke biseduar për zhvillimet e fundit në BDI-, tha se Grupi i zjarrit ka qenë kundër Korridorit 8, me vërejtje dhe kritika të vazhdueshëm kundër këtij projekti.
“Grupi i zjarrit ka dalë kundër programit të partisë, kundër rezolutave, ka dalë bile edhe kundër Korridorit 8. Të shprehesh në forma me vërejtje, me kritika, kundër një projekti që e realizon qeveria, BDI-ja, në këtë moment, mendoj se mjafton për të qenë kundër tij. Grupi i zjarrit duhet të kishte vazhduar me atë që kërkuan në fillim, përkatësisht të vazhdonte debatin brenda në partisë.”- tha Ahmeti.
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, tha se BDI-ja në status nuk i njeh format e fraksioneve brenda saj, duke iu referuar Grupit të zjarrit. Ndërsa shoi se me status kryetari i partisë ka të drejtë të përjashtojë njerëz të caktuar nëse i thyejnë rregullat.

“Fraksioni nuk është formë që njeh statuti i Bashkimit Demokratik për Integrim. Statuti ynë nuk e njeh këtë formë organizimi. Statuti ynë e sheh si një kundërshtim të platformës, programit, statusit. Nëse duhet të shohim masat statuti parasheh që kryetari ka të drejtë t’i përjashtojë persona të caktuar.”- tha Ahmeti.

Z. Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni.

“Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni. Ka bërë përpjekjet që nga menaxhimi i luftës dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë që të forcohet faktori politik shqiptar. Sa i përket çështjeve të aspiratave në vend, një pjesë e mirë e tyre janë përmbushura, duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë.”- tha Ahmeti.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.