Faton Ahmeti: BDI bën sakrificë që shteti të ecë përpara

June 12, 2023

BDI ka qenë faktor i rëndësishëm dhe i përkushtuar maksimalisht në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Kështu deklaroi në Klan Debat, Faton Ahmeti, i cili shtoi se edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, partia që ai përfaqëson po luan rol kyç dhe po bën sakrifica të mëdha për t’u arritur ky qëllim.

“BDI bën gjithçka që është në fuqinë e vet, është e gatshme të bëjë çfarëdo qoftë sakrifice me të vetmin qëllim, që shtetin ta shohë të inkuadruar, shtetin ta shohë të integruar në kuadër të BE-së. Ky ka qenë një prej përcaktimeve tona kryesore programore”, theksoi Ahmeti në KlanDebat.

Previous Story

“Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë e bën Maqedoninë shtet më demokratik” – Mexhiti: Realiteti duhet të shkruhet

Next Story

145 vjetori i Lidhjes se Prizrenit bashkoi gjitha forumet rinore politike mbarë shqiptare

Latest from Blog

Go toTop