Fansat i bënë një pyetje për Diddy-n – Jennifer Lopez nuk reagon mirë

November 3, 2024

Jennifer Lopez ishte në eventin e Unstoppable fundjavën e kaluar, dhe më herët atë mbrëmje ajo po firmoste autografe për njerëzit që merrnin pjesë në këtë ngjarje.

Sipas Daily Mail, në një moment një fans e pyeti: “A keni ndonjë koment për Diddy dhe akuzat ndaj tij?” Këngëtarja e njohur dyshohet se është inatosur shumë nga kjo pyetje.

Mediat e huaja thonë se pas kësaj ajo ka ndërprerë autografet dhe është larguar nga dhoma me sigurimin e saj, ndërsa disa fansa e kanë lutur që të mos largohet.

Megjithatë, ajo nuk donte të kthehej dhe u largua pa iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhënien e saj të mëparshme me Diddy-n.

Jennifer Lopez ka një histori me reperin Diddy, pasi kanë qenë në lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2001.

Previous Story

Irina Shayk provokon si Lara Croft në postimin e saj të fundit!

Next Story

Gjykata e “kall” Stresin, ia merr 20 mijë euro dhe e….

Latest from Blog

Go toTop