Familjet e të burgosurve brenda Gazës, së bashku me qytetarët izraelitë, pritet të mblidhen në qendër të Tel Avivit për të kërkuar që çdo marrëveshje armëpushimi të përfshijë lirimin e robërve.
“Me mbërritjen e Blinken për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit dhe në dritën e raporteve se një armëpushim po konsiderohet me qëllim të dërgimit të ndihmës humanitare në Gaza, familjet do të qëndrojnë në hyrje të HaKirya aq kohë sa të nevojitet për të bërtitur: MJAFT!”, thuhet në një deklaratë të grupit.
“Nuk ka armëpushim pa kthimin e pengjeve”, shtoi ai./Express/