Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9.200 dollarë

October 18, 2023

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të martën e 17 tetorit ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se bashkë me përfaqësuesit e DRP në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, familjes ju dhurua një donacion mbi 9 mijë dollarë.

“Me date 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9200 dollarë”, thuhet në njoftim.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku është polici i dytë i Republikës së Kosovës që është vrarë në veri të vendit, përderisa ishte në detyrë.

Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, në këtë ngjarje u plagosën edhe dy kolegë të tij.

Polici tjetër që kishte rënë në detyrë është Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë. Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

Previous Story

Profesori Afrim Osmani fiton çmimin “23 Tetori” për arritje në shkencë

Next Story

OBSH: Situata në Gaza është jashtë kontrollit, ndihma mjekësore është bllokuar për katër ditë

Latest from Blog

Go toTop